Artikull
Kriza me Iranin kërkon koordinim edhe më të madh të energjisë në BE
Martë 17 Mars 2026 11:05
Martë, 17 Mars 2026, 11:05
FOTO: me.government.bg
Madhësia e shkronjave
Ministri në detyrë i Energjisë Trajço Trajkov informoi Këshillin përkatës të BE-së në Bruksel rreth masave të qeverisë bullgare për të mbështetur grupet e cenueshme të konsumatorëve, pas rritjes së çmimeve të karburantit. Gjatë diskutimit të ministrave të energjisë mbi Planin e Veprimit për Energji të Përballueshme, Trajkov theksoi rëndësinë e veprimeve të koordinuara në nivel evropian për sigurinë e furnizimeve dhe uljen e presionit të çmimeve, pas fillimit të luftës me Iranin.
Ai kujtoi se në vitin 2024, i ka sinjalizuar Komisionit Evropian për problemin e çmimeve të larta të energjisë dhe nevojën për lidhje infrastrukturore me qëllim uljen e çmimeve përfundimtare për konsumatorët, raporton BGNES.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva