Artikull
Parashikimi i motit për 18 marsin
Do të jetë me vranësira dhe me reshje lokale, temperaturat ditore do të ulen
Martë 17 Mars 2026 19:10
Martë, 17 Mars 2026, 19:10
FOTO: Georgi Nejkov
Madhësia e shkronjave
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0 dhe 5°. Për Sofjen pritet të jetë 3°. Gjatë ditës do të jetë me vranësira. Në orët e pasdites, në disa vende të Bullgarisë Jugore do të ketë reshje shiu, ndërsa në zonat malore – reshje të dobëta bore. Do të fryjë erë mesatare, në Fushën e Danubit dhe në Bullgarinë Lindore – deri e fortë nga verilindja. Do të depërtojë ajër i ftohtë dhe temperaturat ditore do të bien. Temperaturat maksimale do të jenë nga 7 deri në 12°. Në kryeqytet rreth 7°.
Në bregdet do të jetë me vranësira. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 8 deri në 10°. Temperatura e ujit të detit është nga 7 deri në 9°. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2–3 ballë.
Në male do të jetë me vranësira. Pasdite, në disa vende të masiveve të Bullgarisë Perëndimore dhe Rodopeve do të ketë reshje të dobëta bore, nën rreth 1500 metra – do të bjerë shi dhe borë. Do të fryjë erë mesatare nga veri-veriperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të jetë rreth 1°, në 2000 m deri në minus 4°.
Të enjten era do të jetë nga verilindja, kryesisht mesatare deri përkohësisht e fortë. Do të mbizotërojë mot me vranësira dhe në shumë vende, kryesisht në gjysmën lindore të vendit, do të ketë reshje të dobëta shiu, ndërsa në male – borë. Me ftohjen, në Paraballkan dhe në fushat e larta, kryesisht në orët e natës dhe të mëngjesit, shiu do të përzihet dhe përkohësisht do të kalojë në borë. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 1 dhe 4°, ndërsa ato maksimale – ndërmjet 5 dhe 10°.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva