LAJME

Artikull

NATO nuk është pjesë e goditjeve kundër Iranit, por ka rritur mbrojtjen ajrore

Martë, 17 Mars 2026, 13:53

NATO nuk është pjesë e goditjeve kundër Iranit, por ka rritur mbrojtjen ajrore

FOTO: Radio Plovdiv - Daniella Dobreva

Madhësia e shkronjave

Është rritur gatishmëria e mbrojtjes kundërraketore të NATO‑s në nivelin më të lartë dhe është shtuar gatishmëria e sistemeve të mbrojtjes kundërajrore dhe kundërraketore të vendeve nga krahu lindor i Aleancës. Këtë e deklaroi Ministri i Mbrojtjes në detyrë, Atanas Zaprjanov, i cili mori pjesë në ceremoninë e 75‑vjetorit të Bazës Ajrore të Tretë “Graf Ignatievo”. NATO nuk është pjesë e operacionit të SHBA‑së dhe Izraelit kundër Iranit dhe vendet anëtare nga krahu lindor nuk marrin pjesë në këtë operacion, theksoi Zaprjanov. 

Ministri kujtoi se Greqia ka zhvendosur baterinë e saj “Patriot”, e cila mundëson mbrojtjen edhe të hapësirës ajrore bullgare. Zaprjanov shpjegoi se detyra e Air Policing, që kryen baza ajrore në “Graf Ignatievo”, është e integruar në sistemin e përgjithshëm të sistemeve të mbrojtjes kundërajrore dhe të sistemeve të NATOs dhe kontribuon për mbrojtjen ajrore të krahut lindor.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva