LAJME

Artikull

Ekspozita "Pranvera e Luleve" në Plovdiv prezanton të rejat në floristikë

Mërkurë, 18 Mars 2026, 06:00

Ekspozita "Pranvera e Luleve" në Plovdiv prezanton të rejat në floristikë

FOTO: Bashkia e Asenovgradit

Madhësia e shkronjave

Ekspozita "Pranvera e Luleve" do të mbahet nga 18 deri më 22 mars në Panairin Ndërkombëtar të Plovdivit. Vizitorët do të mësojnë rreth të rejave në floristikë, peizazh dhe dizajnin e peizazhit. Ata do të zbulojnë lule, fidanë, shkurre zbukuruese, pemë frutore dhe bimë aromatike. Gjithashtu do të prezantohen pajisje dhe aksesorë kopshtesh. Ekspozita është e dobishme për profesionistët, fermerët dhe kopshtarët amatorë, thonë organizatorët e Panairit Ndërkombëtar.

Ekspozita është organizuar që nga viti 1998 dhe tërheq mbi 20 000 vizitorë.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva