Artikull
Origjinali i Thesarit të Artë të Panagjurishtes po kthehet në shtëpi
Martë 17 Mars 2026 17:45
Martë, 17 Mars 2026, 17:45
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Ai do të ekspozohet në Panagjurishte me rastin e 150‑vjetorit të Kryengritjes së Prillit. Nga 1 prilli deri më 17 maj, thesari do të jetë i vendosur në sallën “Trezor” të Muzeut Historik të qytetit, njoftoi për BTA drejtori i muzeut, doc. dr. Atanas Shopov.
FOTO: BTA
Banorët dhe vizitorët e
Panagjurishtes do të kenë mundësi të shohin nëntë enët e arta në një sallë të
posaçme, ku në pjesën tjetër të vitit është ekspozuar kopja e thesarit.
Thesari i Artë i Panagjurishtes përfaqëson një komplet trak të përbërë nga nëntë enë ari me peshë totale 6.164 kg, i zbuluar më 8 dhjetor 1949 rreth dy kilometra nga Panagjurishte. Ai përfshin ritone, kana‑ritone, një amforë dhe një fialë dhe daton nga fundi i shekullit IV dhe fillimi i shekullit III para erës sonë. Enët janë zbukuruar me figura të hyjnive dhe heronjve antikë, si edhe me skena me qenie mitologjike.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva