Artikull
Parashikimi i motit për 19 marsin
Mbetet me vranësira me reshje lokale dhe ftohtë për pranverën e pritur
Mërkurë 18 Mars 2026 19:05
Mërkurë, 18 Mars 2026, 19:05
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të enjten temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 1 dhe 4°, përgjatë bregdetit deri në 6-7°. Për Sofjen pritet të jetë 2°. Gjatë ditës do të jetë me vranësira. Reshjet e shiut, që gjatë natës do të jenë kryesisht në disa zona të Bullgarisë Jugperëndimore, gjatë ditës do të zhvendosen në rajonet malore dhe veriore, si edhe përgjatë Bregdetit Jugor të Detit të Zi. Në malet mbi rreth 1000 metra reshjet do të jenë me borë. Do të mbetet me erë, do të fryjë erë mesatare dhe në Bullgarinë Lindore përkohësisht e fortë nga verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 7 deri në 12°. Në kryeqytet rreth 7°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të jetë me vranësira dhe reshje në jug. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 9 deri në 10°. Temperatura e ujit të detit është nga 7 deri në 9°. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 3 ballë.
Në male do të jetë kryesisht me vranësira, me reshje bore në disa zona. Do të fryjë erë mesatare dhe përkohësisht e fortë nga lindja-verilindja. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të jetë rreth 0°, ndërsa në 2000 m deri në minus 4°.
Të premten mbetet me vranësira dhe në shumë zona, kryesisht në gjysmën lindore të vendit, do të ketë reshje të dobëta shiu, ndërsa në male – borë. Nuk priten sasi të konsiderueshme. Me ftohjen e motit në Paraballkan dhe në fushat e larta, kryesisht gjatë natës dhe mëngjesit, shiu do të përzihet dhe përkohësisht do të kalojë në borë. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 1 dhe 4°, ndërsa ato maksimale – ndërmjet 5 dhe 10°. Më 20 mars në orën 16:46 do të fillojë pranvera astronomike.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva