MUZIKË

Artikull

Doli klipi zyrtar i “Bangaranga” për Eurovizionin

Mërkurë, 18 Mars 2026, 12:45

Doli klipi zyrtar i “Bangaranga” për Eurovizionin

FOTO: BNT

Madhësia e shkronjave

Rruga e DARA-s drejt “Eurovizionit” vazhdon. Tani është gati edhe videoja zyrtare e këngës bullgare në konkurs, “Bangaranga”. Në klip marrin pjesë kërcimtarë të veshur pjesërisht si çaushë – një lloj kukeri nga Razllogu. Që gjatë prezantimit të këngës në Televizionin Kombëtare Bullgar (BNT), DARA shpjegoi se “Bangaranga” është frymëzuar pikërisisht nga kukerët bullgarë.

Pas publikimit të videos zyrtare, DARA dhe Bullgaria janë në vendin e 14-të në bastet e bukmekerëve. Sipas parashikimeve paraprake, me shanset më të mëdha për fitore është Finlanda, e ndjekur nga Franca, Danimarka, Greqia dhe Suedia.

Në Vjenë, DARA do të marrë pjesë në gjysmëfinalen e dytë më 14 maj, ku do të përfaqësojë Bullgarinë me “Bangaranga”. Finalja e madhe e “Eurovizionit” është më 16 maj.

Në rrjetet sociale, DARA zbuloi se po punon me regjisorin e njohur Fredrik Rydman për vendosjen skenike të “Bangaranga”.

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva