Artikull
Vendosin pika kontrolli për kafshët shtëpiake në kufirin me Greqinë
Mërkurë 18 Mars 2026 13:17
Mërkurë, 18 Mars 2026, 13:17
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Ministria e Bujqësisë, Agjencia e Sigurisë Ushqimore dhe Ministria e Brendshme po nisin një fushatë të përhershme "Ushqim i Pastër". Kjo u deklarua nga Ministri në detyrë i Bujqësisë c në një konferencë informuese pas mbledhjes së qeverisë.
Kreu i Agjencisë së Sigurisë Ushqimore, Dr. Angell Mavrovski, njoftoi se po thërret një shtab krize për shkak të sëmundjes së shapit te kafshët në Greqi. Ai tha se situata në kufij është jashtë kontrollit, gjë që kërkon ndërtimin e pikave të kontrollit në kufirin me Greqinë, rreth 30 km në brendësi të tokës. Kafshët e dërguara ilegalisht nga Greqia në Rumani tashmë janë ndaluar.
Zëvendësdrejtori i “Policisë Kombëtare”, Cvetan Jocov, sqaroi se në pikat e kontrollit do të kontrollohet çdo person që transporton kafshë të gjalla.
Nëse është e nevojshme, kontrollet do të kryhen edhe nga shërbimet operative në vend, tha Jocov, cituar nga BTA dhe BGNES.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva