MUZIKË

Artikull

Diva e perkusionit Vivi Vasileva dhe Filarmonia e Sofjes me koncert në Sofje

Enjte, 19 Mars 2026, 06:05

Vivi Vasileva

Vivi Vasileva

FOTO: sofiaphilharmonic.com

Madhësia e shkronjave

Një koncert i Filarmonisë së Sofjes me dirigjent Najden Todorov dhe soliste – virtuozja bullgare e perkusionit Vivi Vasileva – do të zhvillohet më 19 mars në sallën “Bullgaria” në Sofje. Sipas Filarmonisë, pritet një dialog i fuqishëm midis instrumenteve të goditjes dhe orkestrës, si dhe midis legjendave të lashta dhe vibrimeve bashkëkohore.

Vivi, e cila është motra e violinistit të njohur bullgar Vasko Vasilev, do të interpretojë “Koncert për perkusion dhe orkestër” nga Danny Elfman. Koncerti është një ndërveprim filozofik midis traditës dhe improvizimit – kultura dhe ritme që përplasen, përzihen dhe përqafohen. 

Pjesa e dytë e mbrëmjes i kushtohet bukurisë së përjetshme të Suitës Simfonike “Sheherazada” nga Nikolai Rimsky-Korsakov – një përrallë muzikore ku orkestra pikturon skena të mbushura me pasion, ekzotikë dhe thellësi poetike.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva