MUZIKË

Artikull

"Nesër, pa ty" – projekt muzikor personal i aktorit Darin Angellov

Enjte, 19 Mars 2026, 13:35

"Nesër, pa ty" – projekt muzikor personal i aktorit Darin Angellov

FOTO: Moon Art

Madhësia e shkronjave

Aktori Darin Angellov është i njohur jo vetëm nga ekrani dhe skena teatrale, por tashmë edhe si interpretues i disa këngëve. Tani ai prezanton një projekt shumë personal muzikor, për të cilin është autor i tekstit – "Nesër, pa ty". Kënga fillimisht lidhej me monospektaklin e tij "Unë, ajo që të do", por me kalimin e kohës u zhvillua aq fuqishëm sa filloi të jetojë jetën e vet të pavarur. Nuk është rastësi që mesazhi i saj tingëllon si një rrëfim – në tekst Darin Angellov flet sërish për dashurinë, për nevojën që të kthehemi te ndjenjat tona. Autori tjetër i këngës është Desisllav Dançev (i njohur si Deso nga grupi "Mastillo"), i cili ka krijuar muzikën dhe aranxhimin.


Redaktoi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva