SHOQËRI

Artikull

Qeveria ndau mjete për komunitetet bullgare në vendet fqinje

Mërkurë, 18 Mars 2026, 16:00

Godina e Këshillit të Ministrave

Godina e Këshillit të Ministrave

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Këshilli i Ministrave miratoi financim për Ministrinë e Punëve të Jashtme për vitin 2026 në vlerë deri në 1 750 000 euro për financimin gjatë këtij viti të projekteve në mbështetje të komuniteteve bullgare në Republikën e Shqipërisë, Republikën e Serbisë, Republikën e Kosovës dhe të qytetarëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut me vetëdije bullgare, si edhe në Ukrainë dhe Republikën e Moldavisë. 

Mbështetja financiare është pjesë e angazhimit të shtetit bullgar ndaj komuniteteve historike bullgare dhe qytetarëve jashtë vendit, të cilët janë bartës të një potenciali të rëndësishëm intelektual, ekonomik-financiar dhe demografik.

Mbështetja e projekteve të organizatave të komuniteteve bullgare në Shqipëri, Serbi, Kosovë, Ukrainë dhe Moldavi, si edhe të qytetarëve nga Republika e Maqedonisë së Veriut me vetëdije bullgare, siguron mundësi dhe mekanizma të rinj për përfshirjen e bullgarëve jashtë vendit në jetën shtetërore dhe shoqërore-politike në Bullgari, si edhe për ruajtjen e hapësirës etnokulturore bullgare dhe forcimin e imazhit pozitiv të Republikës së Bullgarisë.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva