Sot shënojmë 100‑vjetorin nga lindja e Jovço Karaivanovit

Mërkurë, 18 Mars 2026, 16:27

Sot shënojmë 100‑vjetorin nga lindja e Jovço Karaivanovit

FOTO: arkiv

Madhësia e shkronjave

Sot shënojmë 100vjetorin nga lindja e përfaqësuesit të shquar të shkollës thrake të këngës popullore, Jovço Karaivanov. I lindur më 18 mars 1926 në fshatin Seliminovo, rajoni i Sllivenit, ai u rrit në një familje me këngëtarë dhe instrumentistë popullorë brez pas brezi. Edhe pse përfundoi Fakultetin Juridik të Universitetit të Sofjes, muzika ishte fati i tij i vërtetë.

Në fillim të viteve ’50 të shekullit XX Jovço Karaivanov ishte solist në Ansamblin Shtetëror për Këngë dhe Valle Popullore. Ka dhënë koncerte në shumë shtete në kontinente të ndryshme (BRSS, Republika Popullore e Kinës, Mongoli, Zvicër, Francë). Ai dallohej për zërin karakteristik dhe mjeshtërinë e interpretimit, të cilat mbetën emblematike për rajonin folklorik thrak. Nuk është rastësi që këngët thrake të interpretuara prej tij hynë qëndrueshëm në repertorin e shumë koreve popullore amatore dhe profesioniste, dhe më vonë u shndërruan në shkollë për këngëtarë të rinj popullorë.

Redaktoi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva