Artikull
Parlamenti miratoi përfundimisht zgjatjen e dytë të buxhetit
Mërkurë 18 Mars 2026 17:56
Mërkurë, 18 Mars 2026, 17:56
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Parlamenti miratoi përfundimisht ligjin e dytë të zgjatjes, i cili duhet të jetë në fuqi deri në miratimin e buxhetit të rregullt për vitin 2026. Debati më i madh në sallën plenare u përqendrua te shpenzimet e bashkive. Pushteti lokal do të ketë mundësinë të përdorë të ardhurat e veta – për shembull, ato të mbledhura nga taksat lokale – si edhe të shfrytëzojë mjetet e pashpenzuara të bartura nga buxheti i vitit të kaluar, njofton BGNES.
Me ligjin e zgjatjes i jepet mundësi shtetit të marrë hua për të marrë pjesë në prokurimet e përbashkëta evropiane për industrinë e mbrojtjes. U miratua gjithashtu mundësia që shteti të garantojë marrëveshje huaje të “Bulgartransgaz” në një vlerë totale prej rreth 92 milionë eurosh, të lidhura me realizimin e Korridorit Vertikal të Gazit, i cili lidh Bullgarinë, Greqinë, Rumaninë, Hungarinë, Sllovakinë, Ukrainën dhe Moldavinë, deri në miratimin e buxhetit të rregullt.
“Ligji i zgjatjes” miratohet kur parlamenti nuk ka aprovuar me kohë buxhetin vjetor të shtetit. Ky ligj i përkohshëm i lejon qeverisë të vazhdojë financimin e funksioneve bazë shtetërore deri në miratimin e buxhetit të rregullt, duke mundësuar shpenzimin e mjeteve kryesisht mbi bazën e buxhetit të vitit të kaluar.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva