Artikull
Në Bruksel Kryeministri Gjurov filloi një seri takimesh në BE dhe NATO
Enjte 19 Mars 2026 10:28
Enjte, 19 Mars 2026, 10:28
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Një qasje e unifikuar nga BE-ja, në koordinim me partnerët tanë transatlantikë, është çelësi për mbrojtjen e sigurisë së qytetarëve evropianë dhe stabilitetit në rajon. Kjo u deklarua nga Kryeministri në detyrë Andrej Gjurov në një takim me Presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa. Gjurov është në Bruksel për seancën e Këshillit Evropian.
Të dy diskutuan rritjen e sigurisë, sanksionet kundër Rusisë dhe mbështetjen për Ukrainën, si dhe Kornizën Financiare Shumëvjeçare.
Gjurov bëri thirrje që vëmendja e Evropës të mbetet në agresionin rus kundër Ukrainës dhe në një qasje të unifikuar në lidhje me paketën e 20-të të sanksioneve kundër Rusisë dhe hyrjen në fuqi të Kredisë Mbështetëse për Ukrainën. U vu re se përshkallëzimi në Lindjen e Mesme dhe çmimet e larta të energjisë do të dëmtojnë efektivitetin e sanksioneve.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva