LAJME

Artikull

Rrugët janë të pastruara dhe të kalueshme, në disa vende janë të mundshme ngrica

Enjte, 19 Mars 2026, 10:59

Rrugët janë të pastruara dhe të kalueshme, në disa vende janë të mundshme ngrica

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Para festës myslimane të Ramazan Bajramit, mbetet i intensifikuar qarkullimi në pikën kufitare “Kapitan Andreevo” në dalje për kamionët, njoftuan nga Policia Kufitare. Në kufirin me Rumaninë, trafiku është normal në të gjitha pikat kufitare. Kalimi në urën e Danubit te Ruse kryhet me faza në një korsi, për shkak të një riparimi të planifikuar. Kalimi është normal në të gjitha pikat kufitare drejt Greqisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.

Shtresat rrugore në vend janë kryesisht të thata, por në disa vende janë të mundshme ngrica. Të gjitha zonat me rrezik janë të pastruara dhe të kalueshme në kushte dimërore.

Qarkullimi në tunelet “Vitinja”, “Eçemishka” dhe “Praveshki Hanove” në autostradën “Hemus” zhvillohet me faza në një korsi për shkak të pastrimit të sinjalistikës rrugore dhe është krijuar një organizim i përkohshëm i trafikut, paralajmëron agjencia rrugore.

Dy persona kanë humbur jetën dhe 8 janë plagosur në 10 aksidentet e rënda që kanë ndodhur në vend gjatë 24 orëve të fundit, njofton Policia Rrugore. Që nga fillimi i vitit, 77 persona kanë humbur jetën në aksidente rrugore.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva