LAJME

Artikull

Dërgohen transformatorë në mbështetje të sistemit energjetik ukrainas

Enjte, 19 Mars 2026, 11:35

Dërgohen transformatorë në mbështetje të sistemit energjetik ukrainas

FOTO: Ministria e Energjetikës

Madhësia e shkronjave

Mundësitë për ofrimin e pajisjeve të specializuara, të cilat janë nxjerrë nga përdorimi në Bullgari, por që kanë potencial të përdoren në mbështetje të sistemit energjetik ukrainas, u diskutuan nga ministri teknik i energjetikës Trajço Trajkov dhe ambasadorja e Ukrainës në Sofje, Olesia Ilashçuk, njoftoi ministria përkatëse.

Pala ukrainase shprehu mirënjohje për ndihmën humanitare dhe financiare të ofruar nga Bullgaria përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së. U theksua rëndësia e 9 transformatorëve që shteti do t’i ofrojë për rikthimin në funksion të një prej centraleve elektrike ukrainase.

U nënvizua gjithashtu rëndësia e korridoreve të gazit për garantimin e sigurisë së furnizimeve. Si shembull i mirë u përmend Korridori Transballkanik i gazit, i cili krijon kushte për forcimin e sigurisë energjetike të Ukrainës.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva