LAJME

Artikull

Kufizohet trafiku për shkak të karburantit të shtrenjtë

Enjte, 19 Mars 2026, 12:20

Kufizohet trafiku për shkak të karburantit të shtrenjtë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Rritja e çmimeve të karburantit po ushtron presion të fortë mbi sektorin e transportit në Bullgari dhe po e vështirëson punën e transportuesve. Kompanitë po përballen me mungesë të kapitalit punues dhe vështirësi në rinegocimin e çmimeve me klientët. Kostot e rritura tashmë po fillojnë të ndikojnë në çmimet përfundimtare, tha për Bloomberg TV Bullgaria Dimitër Dimitrov, drejtor ekzekutiv i Dhomës së Transportuesve Rrugorë.

Mungesa e masave të përshtatshme nga ana e shtetit e ndërlikon më tej situatën. Mospërputhja midis kostove të shpejta dhe të ardhurave të vonuara me 30 deri në 60 ditë mbetet një problem, tha Dimitrov.

Rritja e kostove të transportit tashmë po çon në një rritje të çmimeve të mallrave, ku rrijta e çmimit të ushqimit ndihet më fort. Kjo për shkak të pjesës së lartë të transportit në çmimin e tyre të kostos dhe operacioneve të shumta logjistike, shpjegoi Dimitrov.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva