Artikull
Parashikimi i motit për 20 marsin
Pranvera astronomike vjen me mot të ftohtë dhe reshje të dobëta lokale, prognozojnë sinoptikët për datën 20 mars
Enjte 19 Mars 2026 19:30
Enjte, 19 Mars 2026, 19:30
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Të premten temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0 dhe 5°. Për Sofjen pritet të jetë 1°. Moti do të jetë kryesisht i vranët, në disa vende me reshje të dobëta shiu. Gjatë natës dhe orëve të mëngjesit në zonat para-Ballkanit dhe fushat e larta, shiu do të përzihet me borë. Do të fryjë erë e dobët, në pjesën lindore të vendit mesatare deri e fortë nga veriu-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 7 deri në 12°. Në kryeqytet do të jenë rreth 6–7°.
Në bregdet do të jetë vranët me reshje në jug. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 8 deri në 11°. Uji i detit është 7–8°. Dallgëzimi i detit do të jetë i fortë, rreth 3–4 ballë.
Në male do të jetë vranët dhe në shumë vende do të ketë reshje të dobëta bore. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga verilindja. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të jetë rreth 0°, ndërsa në 2000 m deri në minus 6°.
Të shtunën gjasat për reshje janë të vogla, të mundshme vetëm në juglindjen e skajshme. Do të ketë një ngrohje të lehtë dhe temperaturat ditore do të jenë ndërmjet 7° dhe 12°. Të dielën do të jetë kryesisht vranët, me reshje shiu, ndërsa në male me borë, por nuk priten sasi të konsiderueshme.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva