Artikull
Kryeministri teknik dëshiron që Bullgaria të ecë me shpejtësi të plotë në BE
Enjte 19 Mars 2026 15:56
Enjte, 19 Mars 2026, 15:56
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Kryeministri Andrej Gjurov deklaroi para hyrjes në mbledhjen e liderëve evropianë në Bruksel se Bullgaria do të mbështesë të gjitha veprimet që do të qetësonin situatën në Lindjen e Mesme. “Ky është një konflikt në të cilin as NATO, as BE nuk janë të përfshira aktualisht, prandaj pozicioni i përbashkët për deeskalim dhe kërkim të një zgjidhjeje për ndalimin e veprimeve ushtarake, si dhe qetësimin e të gjitha tensioneve që vijnë nga çmimet e larta të energjisë dhe mundësitë për presion migrator – çdo veprim në këtë drejtim që do të qetësonte situatën dhe do të kthente normalitetin, do të mbështetet”, theksoi Gjurov.
“Qëndrimi që ne mbrojmë që nga fillimi i qeverisë teknike është se Bullgaria duhet të ecë me shpejtësi të plotë në Evropë dhe ne do të mbështesim të gjitha pozicionet që forcojnë bashkimin”, shtoi kryeministri.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva