LAJME

Artikull

Bullgaria kërkon pezullim të përkohshëm të Skemës së Emisioneve të BE‑së

Enjte, 19 Mars 2026, 16:40

Ministri në detyrë Trajço Trajkov

Ministri në detyrë Trajço Trajkov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Bullgaria u rreshtua mes vendeve që kërkojnë rishikimin e Skemës së Tregtimit të Emisioneve të Bashkimit Evropian, njoftoi ministri teknik i energjisë Trajço Trajkov. Ai shtoi se kjo është teza që ka mbrojtur në Këshillin e BE‑së për energjinë.

Komisioni Parlamentar për Energjetikë dje miratoi unanimisht një projektvendim që i jep mandat Këshillit të Ministrave të deklarojë pozicionin për nevojën e pezullimit të përkohshëm të zbatimit të Sistemit të Tregtimit të Emisioneve të BE‑së deri në përfundimin e rishikimit aktual në nivel evropian dhe hartimin e një mekanizmi derogimi.

“Në fjalën time mbrojta qëndrimin se tregtimi me emisione duhet të rishikohet duke marrë parasysh momentin konkret të tronditjeve të jashtëzakonshme në energjetikën botërore dhe në gjeopolitikë”, deklaroi Trajço Trajkov.

 

Redaktoi: Diana Cankova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva