LAJME

Artikull

Biblioteka Kombëtare shënon 160‑vjetorin e lindjes së poetit Penço Sllavejkov

Premte, 20 Mars 2026, 05:00

Bibllioteka Kombëtare "Shën Kirill dhe Metodij"

Bibllioteka Kombëtare "Shën Kirill dhe Metodij"

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Në prag të Ditës së Poezisë, në Bibliotekën Kombëtare “Shën Kirill dhe Metodij” do të hapet ekspozita “Penço Sllavejkov dhe Biblioteka Kombëtare” me rastin e 160‑vjetorit të lindjes së poetit të madh bullgar.

Ideja kryesore e ekspozitës është të rikujtojë arritjet e Penço Slavejkovit në modernizimin e Bibliotekës Kombëtare. Në të do të ekspozohen botime të ruajtura në këtë institucion kulturor – ndër to dokumente, fotografi nga Arkivi Historik Bullgar dhe një kartëmonedhë me portretin e poetit nga Kirill Gogov. Në ngjarje do të flasin gjithashtu studiues për jetën dhe krijimtarinë e Penço Slavejkovit, si dhe do të lexohen poezi të tij.

Ekspozita hapet sot në sallonin qendror të Bibliotekës Kombëtare në Sofje.


Redaktoi: Diana Cankova

Përgatitit në shqip: Vesella Mançeva