Artikull
Të dërguarit amerikanë diskutuan korridorin e gazit për në Ukrainë në Sofje
Premte 20 Mars 2026 09:47
Premte, 20 Mars 2026, 09:47
FOTO: me.government.bg
Madhësia e shkronjave
Ministri në detyrë i Energjisë, Trajço Trajkov, u takua me Joshua Volz, të dërguarin special të SHBA-së për Integrimin Global të Energjisë në Departamentin e Energjisë, dhe Arlene Fetizanan, drejtoreshë e Zyrës Rajonale Evropiane të Departamentit, njoftoi Ministria.
U diskutua zhvillimi i Korridorit Vertikal të Gazit, i cili po dëshmohet të jetë çelësi për sigurinë afatgjatë të energjisë së Evropës. U shqyrtua gjithashtu potenciali për përdorim më efikas të infrastrukturës ekzistuese në Bullgari. Pala amerikane konfirmoi gatishmërinë e saj për të mbështetur zhvillimin e infrastrukturës së korridorit si një platformë e besueshme dhe e zhdërvjelltë për furnizimet me gaz natyror, përfshirë Ukrainën. U theksua roli kryesor i Bullgarisë në zgjerimin e rrugëve 1, 2 dhe 3 në Ukrainë, veçanërisht i rëndësishëm në kohë krize, bëri të ditur Ministria e Energjisë.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva