LAJME

Artikull

Kalimi në të gjitha pikat e kontrollit kufitar është normal

Premte, 20 Mars 2026, 11:27

Kalimi në të gjitha pikat e kontrollit kufitar është normal

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Trafiku në pikat kufitare bullgare me vendet fqinje është normal, njoftoi Policia Kufitare. Në Urën e Danubit pranë Ruses, kalimi i përkohshëm po kryhet në faza në një korsi për shkak të riparimeve të planifikuara.

Trafiku midis kilometrave të 88-të dhe të 90-të të autostradës Struma në rrethin e Bllagoevgradit do të kryhet në një korsi për shkak të riparimeve të pjesshme të asfaltit, njoftoi Agjencia e Infrastrukturës Rrugore. Aktivitetet do të kryhen në faza në të dy drejtimet dhe kalimi në korsinë aktive do të jetë i kufizuar përkohësisht. Trafiku do të kalojë në korsinë e tejkalimit dhe do të ndihmohet nga kontrollorët e trafikut.

4 persona u plagosën në 11 aksidente të rënda që ndodhën në vend gjatë 24 orëve të fundit, nuk u raportuan vdekje, njoftoi Policia Rrugore. Që nga fillimi i muajit, ka pasur 265 aksidente të rënda rrugore, në të cilat 18 persona vdiqën dhe 330 u plagosën.

Që nga fillimi i vitit, 77 persona kanë humbur jetën në aksidente.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva