LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë fundjavës moti do të mbetet me vranësira dhe me reshje shiu, në male – me reshje me borë

Premte, 20 Mars 2026, 19:05

Parashikimi i motit për fundjavën

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Të shtunën, temperaturat minimale do të jenë midis 0 dhe 5°, në fushat e larta të luginës së Bullgarisë Perëndimore deri në minus 2°. Për Sofjen, pritet të jetë minus 1°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me re, me ndërprerje të përkohshme të vranësirave mbi rajonet perëndimore. Në vende të izoluara kryesisht rreth Stara Pllanina, në malet Rodope dhe rajonet juglindore do të ketë shi, mbi 1000 metra mbi nivelin e detit - borë. Në Bullgarinë Perëndimore, do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga verilindja. Në gjysmën lindore të vendit, era do të jetë mesatare dhe e fortë nga veriu-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 8 deri në 13°. Në kryeqytet do të jetë rreth 8°.

Përgjatë bregdetit të Detit të Zi do të ketë reshje. Do të fryjë erë mesatare deri në të fortë nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 9 deri në 12°. Temperatura e ujit të detit është nga 7 deri në 8°. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2-3 gradë.

Në male do të jetë me re dhe në disa vende të izoluara, kryesisht në malet Stara Pllanina dhe Rodope, do të ketë reshje dëbore. Do të fryjë erë mesatare, dhe në pjesët më të larta lindore të Stara Pllanina Lindore dhe të Rodopeve Lindore, një erë e fortë verilindore. Temperatura maksimale në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë rreth 1°, në 2000 m do të jetë deri në minus 5°.

Të dielën moti do të jetë kryesisht me re, do të bjerë shi në Bullgarinë Veriore dhe Lindore, në male - dëborë, por nuk priten sasi të konsiderueshme. Temperaturat do të jenë pa ndryshime të ndjeshme.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva