LAJME

Artikull

Bullgaria merr pjesë në stërvitjen “Mburoja e Detit” në Detin e Zi

Premte, 20 Mars 2026, 11:43

Bullgaria merr pjesë në stërvitjen “Mburoja e Detit” në Detin e Zi

FOTO: romania-insider.com

Madhësia e shkronjave

Marina Bullgare po merr pjesë në një nga stërvitjet më të mëdha në rajonin e Detit të Zi, “Mburoja e Detit”. Për 30 ditë, personeli ushtarak nga 13 vende me 48 anije sipërfaqësore dhe nënujore, 10 avionë, pajisje ushtarake tokësore dhe mjete ajrore pa pilot do të luajnë një skenar kompleks mbrojtës, duke përfshirë ujërat detare dhe lumore përgjatë Danubit. Do të praktikohet koordinimi midis forcave të armatosura dhe shërbimeve në rajonin e Detit të Zi dhe krahut lindor të NATO-s. Vendi pritës i stërvitjes është Rumania, dhe pjesëmarrësit janë nga Kanadaja, SHBA-ja, Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Holanda, Polonia, Portugalia, Spanja, Turqia dhe Bullgaria.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se ka përfunduar edhe stërvitja ndërkombëtare kibernetike “Trëndafili Bullgar 2026”, e cila u mbajt në Qendrën për Menaxhim dhe Mbrojtje Kibernetike.

Pjesëmarrësit përfunduan detyrat për të zbuluar, analizuar dhe neutralizuar kërcënimet kibernetike në një mjedis të kontrolluar dhe për të rivendosur sistemet e informacionit, në koordinim me komunitetin akademik dhe sektorin e teknologjisë.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva