Artikull
Bullgarë të përzgjedhur me short marrin pjesë në debat qytetar në Bruksel
Premte 20 Mars 2026 12:35
Premte, 20 Mars 2026, 12:35
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Paneli i 8-të i Qytetarëve Evropianë mbahet në Bruksel nga 20 deri më 22 mars me pjesëmarrjen e 150 banorëve të BE-së të përzgjedhur rastësisht. Qytetarët do të debatojnë temën e përgatitjes së popullsisë në kohë krize, raporton BTA.
Ka katër pjesëmarrës nga Bullgaria - nga Sofja, Burgasi, Isperihu dhe fshati Rebarkovo, komuna Mezdra, tha Kristina Jordanova, menaxhere e Fondacionit HALO.
Paneli do të diskutojë se si Evropa dhe popullsia mund të parashikojnë dhe të përgatiten më mirë për lloje të ndryshme krizash, siç janë kushtet ekstreme të motit, pandemitë, ndërprerjet e zgjatura të energjisë elektrike, sulmet kibernetike, kërcënimet hibride, etj.
Një seancë online me të njëjtët pjesëmarrës do të mbahet në fund të prillit, dhe në maj do të ketë një panel tjetër në Bruksel, ku do të kombinohen rekomandimet e qytetarëve mbi temën.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva