Artikull
Zgjedhjet parlamentare - 19 prill 2026
"Mjara": 5 parti janë të sigurta për parlamentin, 2 janë rreth barrierës
Premte 20 Mars 2026 16:22
Premte, 20 Mars 2026, 16:22
FOTO: myara.bg
Madhësia e shkronjave
Nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin në mesin e marsit, mbështetja deklarative midis atyre që deklarojnë se do të votojnë për një parti dhe koalicion ose kandidat të caktuar duket kështu: formacioni i Rumen Radevit "Bullgaria Progresive" do të fitonte 30.8% të votave, GERB-SDS - 19.3%, PP-DB - 12.9%, DPS (Fillimi i Ri) - 10.6% dhe "Vëzrazhdane" - 7.9%. Rreth barrierës do të ishte BSP-E Majta e Bashkuar me një rezultat aktual "në kufi" me 4.1%, jo shumë larg MEÇ - me 3.6%. "Veliçie" do të kishte 2.5%, dhe "Sijanie" po hyn qartë në betejën për rritje - me 2.3%. ITN do të merrte 1.4%, dhe APS - 1.3%.
Të dhënat vijnë nga një anketë e pavarur nga programi i rregullt kërkimor i agjencisë sociologjike "Mjara". Sondazhi u krye "ballë për ballë" me tableta midis 7 dhe 16 marsit 2026 midis 809 qytetarëve të rritur bullgarë.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva