Artikull
Dritë jeshile për Bullgarinë nga OECD për reformat antikorrupsion
Premte 20 Mars 2026 17:43
Premte, 20 Mars 2026, 17:43
FOTO: mjs.bg
Madhësia e shkronjave
Grupi
i punës për luftën kundër dhënies së ryshfeteve zyrtarëve të huaj në transaksionet
tregtare ndërkombëtare pranë Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) i dha dritë jeshile Bullgarisë
në rrugën e saj drejt anëtarësimit në organizatë. Këtë e njoftoi Ministria e
Drejtësisë. Në sesionin e fundit plenar në Paris, ku shteti u përfaqësua nga
zëvendësministri i drejtësisë Andrej Georgiev, grupi i punës pranoi se vendi
ynë ka përmbushur në mënyrë të kënaqshme të gjitha rekomandimet kyçe të lidhura
me procesin e anëtarësimit në fushën e luftës kundër korrupsionit. Në Paris,
grupi i punës vlerësoi lart reformat ligjore të ndërmarra nga Bullgaria në këtë
fushë.
Puna shtesë mbetet për dy rekomandime – mundësia për përdorimin e mjeteve speciale të hetimit në procedura të pavarura dhe rishikimi i ndalimit ligjor për fillimin e procedimeve penale mbi bazën e sinjalizimeve anonime.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva