LAJME

Artikull

BNB hedh në qarkullim një monedhë të dedikuar aktorit Krëstjo Sarafov

Hënë, 23 Mars 2026, 05:10

"

"

FOTO: bnb.bg

Madhësia e shkronjave

Banka Kombëtare Bullgare (BNB) po hedh në qarkullim një monedhë përkujtimore, e dedikuar 150‑vjetorit të lindjes së Krëstjo Sarafovit. Monedha është koleksionuese, pjesë e serisë “Krijues bullgarë” dhe ka vlerë nominale pesë euro. 

Krëstjo Petrov Sarafov (1876–1952) është një aktor i shquar bullgar i teatrit dhe kryetar i dytë i Unionit të Artistëve në Bullgari. Akademia Kombëtare për Artet Teatrale dhe Kinematografike mban emrin e tij. 

Monedha do të dalë në shitje më 23 mars (e hënë) me çmim prej 36 eurosh. 

Çdo klient do të mund të blejë vetëm 1 monedhë nga sportelet e Bankës Kombëtare Bullgare, pavarësisht nëse e bën blerjen në emrin e vet apo jo.

 

Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva