Artikull
Pas 16 vitesh një bullgar fitoi medalje në Botërorin e Atletikës së Lehtë
Hënë 23 Mars 2026 08:34
Hënë, 23 Mars 2026, 08:34
Божидар Саръбоюков бронзов медал СП лека атлетика Торун Полша
FOTO: AP/BTA
Madhësia e shkronjave
Bozhidar Sarëbojukov i
solli Bullgarisë medaljen e parë nga Kampionati Botëror i Atletikës së Lehtë
pas 16 vitesh. Bullgari kaloi 8.31 metra në kërcimin së gjati dhe fitoi nderin e parë për vendin që
nga viti 2010, kur Vanja Stambollova u shpërblye me një medalje në vrapimin në 400 m në Doha.
Nxënësi i trajnerit Dimitër
Karamfillov e nisi shkëlqyeshëm garën në sallën e qytetit polak Torun me 8.22
metra në përpjekjen e tij të parë. Në të dytën, Sarëbojukov realizoi rezultatin
e tij më të mirë në garë – 8.31 m – dhe u ngjit në krye të renditjes së
përkohshme. Por pas dy përpjekjeve më të dobëta dhe dy kërcimeve të rrezikshme
që përfunduan me faull, ai u rendit i treti.
Medaljen e artë e fitoi portugezi Gerson Baldé, i cili arriti 8.46 metra në përpjekjen e fundit. Ky është edhe rezultati më i mirë në botë për sezonin. Argjendin e mori një nga favoritët për titull, Mattia Furlani nga Italia, me rezultat 8.39 m.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva