LAJME

Artikull

Do të ketë kufizime në autostradën “Struma” për shkak të riparimeve

Hënë, 23 Mars 2026, 09:22

Do të ketë kufizime në autostradën “Struma” për shkak të riparimeve

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

I ngarkuar është trafiku në pikën kufitare “Kapitan Andreevo” në drejtim të Turqisë për automjetet e mallrave, njoftoi Policia Kufitare. Në kufijtë me Greqinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut, trafiku është normal në të gjitha pikat kufitare dhe në të gjitha drejtimet. Normal është edhe kalimi në kufirin me Rumaninë, ndërsa në Urën e Danubit pranë Rusës, për shkak të një riparimi të planifikuar, lëvizja zhvillohet me faza në një korsi. 

Nga 23 deri më 27 mars, qarkullimi do të kufizohet përkohësisht në disa seksione të autostradës “Struma”, në rajonin e Kjustendilit, për shkak të riparimeve të nyejve të urave dhe vendosjes së shenjave rrugore. Riparimet do të kryhen gjatë ditës për të garantuar sigurinë e udhëtarëve dhe punonjësve, njofton Agjencia Rrugore. 

Gjatë fundjavës, në incidente rrugore në vend, të shtunën dhe të dielën, kanë humbur jetën 5 persona në 35 aksidente të rëndësishme. Të plagosurit janë 42, sipas Policisë Rrugore.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva