Artikull
Zgjedhjet parlamentare - 19 prill 2026
Gati 60 për qind shprehin gatishmëri të votojnë për parlamentin më 19 prill
Hënë 23 Mars 2026 10:38
Hënë, 23 Mars 2026, 10:38
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
59% e qytetarëve me të
drejtë vote në vend deklarojnë se do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare
më 19 prill. Kjo përfaqëson rreth 3,1 milionë votues, sipas një sondazhi të
“Trend”, i porositur nga “24 Çasa”. Të dhënat janë mbledhur përmes intervistave
të standardizuara “ballë për ballë” me 1001 persona mbi 18 vjeç në periudhën
13–19 mars.
Pjesëmarrja e deklaruar në
votime mbetet e pandryshuar krahasuar me sondazhin e mëparshëm të “Trend” nga
shkurti.
“Bullgaria Progresive”
mbetet forca e parë me 31,1% mbështetje. Në vend të dytë është GERB–SDS me
19,7%. Të tretët janë “Po e Vazhdojmë Ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB)
me 11,8%. Pas tyre vjen DPS me 10,5%. “Vëzrazhdane” është në pozitën e pestë me
7,9%. “BSP–E Majta e Bashkuar” është në kufirin e pragut parlamentar me 4%
mbështetje.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva