LAJME

Artikull

Ministrja e Jashtme në detyrë Nadezhda Nejnski:

E mbështesim përpjekjen për pastrimin e Ngushticës së Hormuzit

Hënë, 23 Mars 2026, 11:38

Ministrja e Jashthme në detyrë Nadezhda Nejnski

Ministrja e Jashthme në detyrë Nadezhda Nejnski

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ajo që po ndodh në Ngushticën e Hormuzit – bllokimi i lirisë së lundrimit – sipas të gjitha marrëveshjeve dhe ligjeve ndërkombëtare është absolutisht e papranueshme. Lufta kundër Iranit do të zgjidhet kryesisht në Ngushticën e Hormuzit, komentoi për “Nova Televizija” Ministrja e Jashtme në detyrë, Nadezhda Nejnski. Bullgaria gjithashtu është në procedurë të bashkimit me deklaratën për gatishmëri për të marrë pjesë në përpjekjet për garantimin e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit dhe për ndërmarrjen e hapave për stabilizimin e tregjeve të energjisë, tha Nejnski. Kjo është një deklaratë politike dhe nga ajo nuk rrjedh se do të përfshihemi në pastrimin dhe çminimin e Ngushticës së Hormuzit. Por kjo tregon se ne mbështesim përpjekjet për të gjetur mënyra që të mos pengohet lundrimi tregtar, shpjegoi ajo. 

Nuk ka problem me furnizimet me naftë dhe gaz për Bullgarinë. Ne nuk importojmë produkte të naftës nga Ngushtica e Hormuzit, por përmes Detit të Zi. Kemi kontrata afatgjata me Azerbajxhanin, të cilat janë me çmime shumë më të ulëta se ato aktuale, theksoi Nejnski.


 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva