Artikull
Çmimet e karburanteve në vend janë rritur me 2 deri në 6% brenda një jave
Hënë 23 Mars 2026 12:09
Hënë, 23 Mars 2026, 12:09
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Çmimet e karburanteve në Bullgari vazhdojnë të rriten, dhe rritjen më të madhe gjatë muajit të fundit e shënon nafta. Brenda një muaji, nafta është shtrenjtuar me 0,33 euro për litër ose 25,20% dhe tashmë shitet për 1,59 euro për litër, sipas platformës Fuelo. Benzina më e përdorur, A95, është shtrenjtuar me 0,07 euro për litër ose 5,11% gjatë javës së kaluar dhe tashmë kushton 1,44 euro për litër. Që nga fillimi i krizës, çmimi i saj është rritur me 20 centë për litër ose 16,13%.
Nëse gjithçka do të shtrenjtohet, varet nga rritja e çmimeve të karburanteve. Nëse çmimet mbeten deri në 1,60 euro, nuk pres një rritje dramatike; nëse vazhdojnë të rriten, do të shtrenjtohen shërbimet e transportit, e më pas edhe ushqimet. Të gjithë shpresojmë që burimi kryesor i problemit të zhduket, pra konflikti në Iran. Këtë e deklaroi Ministri i Financave, Georgi Klisurski, për “Nova Televizija”.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva