EKONOMI

Artikull

Pranë Plovdivit do të prodhohen pjesë avionësh për Airbus dhe Embraer

Hënë, 23 Mars 2026, 13:09

Pranë Plovdivit do të prodhohen pjesë avionësh për Airbus dhe Embraer

FOTO: Liebherr

Madhësia e shkronjave

Grupi industrial gjerman Liebherr po realizon një nga investimet më të mëdha të tij në Bullgari, duke investuar 90 milionë euro në një bazë të re prodhimi dhe magazinimi në Zonën Ekonomike të Trakisë. Do të krijohen mbi 600 vende të reja pune, njoftoi për mediat Dieter Pflanzer, drejtues i “Liebherr-Transportation Systems Marica”. 

Një hallë e madhe prodhimi prej 42 000 m² do të përfshijë prodhimin e dy kompanive të grupit. Hapja e linjës së parë të prodhimit është planifikuar për maj 2026, ndërsa kapaciteti i plotë pritet të arrihet në mesin e vitit 2027, theksoi Pflanzer. 

Pajisjet klimatike dhe teknika e betonit që do të prodhohen në këtë njësi të re do të eksportohen në të gjitha vendet evropiane dhe në Lindjen e Mesme. Produktet aerokozmike do t’u dërgohen drejtpërdrejt kompanive të mëdha botërore të prodhimit të avionëve, si Airbus dhe kompania braziliane Embraer.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva