LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 24 marsin

Është dhënë paralajmërim me kod të verdhë për reshje për rajonet Haskovo dhe Kërxhali

Hënë, 23 Mars 2026, 19:30

Parashikimi i motit për 24 marsin

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Të martën temperaturat minimale do të jenë mes 3 dhe 8°. Për Sofjen pritet të jenë 3°. Gjatë ditës moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu. Pothuajse pa reshje do të jetë në rajonet veriore, ndërsa pasdite nga veriperëndimi do të fillojë një shpërbërje dhe pakësim i vranësirave. Era do të jetë e dobët deri mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 8° në Kërxhali dhe Haskovo, ku do të bjerë shi pothuajse pandërprerë, deri rreth 16° në rajonet veriperëndimore. Në kryeqytet do të jetë rreth 9°.

Në bregdetin e Detit të Zi moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu, më të konsiderueshme në pjesën jugore të bregdetit. Do të fryjë erë e dobët dhe mesatare nga veri-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 9 deri në 13°. Uji i detit është 7–9°. Dallgëzimi i detit do të jetë i fortë, rreth 2–3 ballë.

Në male do të jetë me vranësira dhe reshje bore, ndërsa nën 1000 metra – reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare dhe e fortë nga verilindja. Temperatura maksimale në 1200 m lartësi do të jetë rreth 3–4°, ndërsa në 2000 m deri në minus 3°.

Të mërkurën pritet pothuajse mot pa reshje, me periudha të shpërbërjes dhe pakësimit të vranësirave. Era do të dobësohet, në disa zona të pjesës perëndimore të vendit do të pushojë, e më pas gradualisht do të kthehet nga juglindja dhe sërish do të forcohet deri në mesatare. Temperaturat ditore do të rriten.

 

Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: Vesella Mançeva