Artikull
Dorëzuan çmimet e edicionit të 30-të të Festivalit “Sofia Film Fest”
“Dirigjenti” fitoi çmimin e madh, ndërsa “Nëna Tereza” u shpall filmi më i mirë ballkanik
Hënë 23 Mars 2026 15:40
Hënë, 23 Mars 2026, 15:40
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Festivali i 30-të Ndërkombëtar i Filmit në Sofje (Sofia Film Fest) prezanton në mars 167 filma nga 60 vende të 6 kontinenteve. Në një ceremoni gjatë fundjavës së kaluar u dorëzuan çmimet e forumit. Çmimin e madh e mori filmi “Dirigjenti” i regjisorit çek Ondrzhej Provaznik.
Krijuesi dhe drejtor shumëvjeçar i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit “Sofia Film Fest”, Stefan Kitanov – Kita (majtas), i dorëzon çmimin regjisorit të filmit “Dirigjenti”, Ondrzhej Provaznik
FOTO: BTA
I ftuari special i edicionit të 30-të të Sofia Film Fest – aktori polak që luajti rolin e priftit Eredia në “Shpirtrat e dënuar”, Jan Englert – mori “Çmimin e Sofjes” nga Bashkia e Sofjes dhe nga Sofia Film Fest për kontributin e tij në kinemanë botërore. “Bëhet fjalë për një aktor që 50 vjet më parë, i ri dhe i panjohur, as për publikun polak, as për atë bullgar, u bë një figurë kult në kinemanë bullgare”, tha regjisorja dhe aktore Borjana Punçeva.
Festivali i 30-të Ndërkombëtar i Filmit në Sofje
FOTO: BTA
Çmimi për film më të mirë ballkanik iu dha nga juria ndërkombëtare filmit “Nëna Tereza” të regjisores Teona Mitevska - një bashkëprodhim i Maqedonisë së Veriut, Suedisë, Belgjikës, Danimarkës dhe Bosnjë-Hercegovinës. Juria e përcaktoi filmin “një vepër kinematografike që është jo konvencionale, si në formë ashtu edhe në përmbajtje”.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova