MUZIKË

Artikull

“Fati” nga Pavell – nga hip-hopi në hard rok

Martë, 24 Mars 2026, 06:10

“Fati” nga Pavell – nga hip-hopi në hard rok

FOTO: YouTube / Pavell

Madhësia e shkronjave

Emri Pavell mund të mos tingëllojë i njohur për publikun e gjerë, por ai është një muzikant bullgar që u bë i famshëm si pjesë e duetit Pavell dhe Venci Venc’, një ndër dyshet më të suksesshme të hip-hopit në Bullgari në vitet e fundit. Tani, Pavell sjell një surprizë të madhe me këngën e tij të re “Fati”, e cila e çon në hard rok – një drejtim krejtësisht ndryshe muzikor. Ai thotë se pas tingullit të ri qëndron një histori që nis që në fëmijëri. Pavell u rrit duke dëgjuar grupe me tingull të fortë, të cilat ia kanë formuar shijen që në vogëli.

Megjithatë, për një kohë të gjatë nuk e imagjinonte se edhe vetë mund të krijonte këngë të këtij lloji. Ideja për ndryshim erdhi nga nevoja për t’u larguar për pak nga muzika që krijonte për një kohë të gjatë.

I frymëzuar nga grupe të gjeneratës së re, Pavell hyri në studio në shtator 2025, ku emocionet, përvojat dhe energjia e grumbulluar shpërthyen në një seri regjistrimesh, që gradualisht formuan një album të tërë. “Metalik”, siç e quan vetë Pavell, pritet të dalë së shpejti në formë digjitale dhe në vinil.

Premiera e albumit “Metalik” do të shënohet me një koncert special, ku Pavell do të prezantojë për herë të parë këngët e tij të reja, bashkë me disa nga muzikantët më të talentuar të rinj bullgarë.

Redaktoi: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova