Artikull
“Policia Kufitare” mori teknikë të re për mbi 10 mln euro
Hënë 23 Mars 2026 16:55
Hënë, 23 Mars 2026, 16:55
FOTO: mvr.bg
Madhësia e shkronjave
Policia kufitare bullgare mori pajisje të reja me vlerë mbi 10 milionë euro, në kuadër të programit evropian për menaxhimin e kufijve për periudhën 2021–2027, njoftoi Ministria e Brendshme. “Bullgaria dhe policia kufitare bullgare vlerësohen nga partnerët tanë ndërkombëtarë si një shembull i mirë për Evropën,” theksoi Anton Zllatanov, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kufitare.
Ndër pajisjet e reja përfshihen 30 automjete me kalueshmëri të lartë për transportimin e qenve të shërbimit, 5 autobusë për punonjës në turne dhe 4 automjete të specializuara për transportimin e të ndaluarve. U dorëzuan gjithashtu 187 kamera termike dore me rreze të afërt dhe 24 me rreze të largët, që do të zëvendësojnë pajisjet e përdorura që nga vitet 2006–2008.
Në mbikëqyrjen kufitare do të përfshihen edhe 3 sisteme pa pilot me gjithsej 6 dronë. Pajisjet do të përdoren kryesisht në kufirin bullgaro-turk dhe bullgaro-serb për zbulimin e hershëm të kalimeve të paligjshme.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova