Artikull
Pyjet shekullore të Bullgarisë u shtuan me dy pemë të mbrojtura
Martë 24 Mars 2026 05:40
Martë, 24 Mars 2026, 05:40
FOTO: moew.government.bg
Madhësia e shkronjave
Dy pemë të reja shekullore u shpallën të mbrojtura me urdhër të ministrit të mjedisit, Julian Popov. Të dyja pemët janë rreth 300 vjeç.
Njëra është nga lloji bllagun (Quercus frainetjo) dhe ndodhet në zonën “Gjuneta” në territorin e fshatit Kazak, komuna Ivajllovgrad, rajoni Haskovo. Pema ka një perimetër trungu prej 4.80 m dhe një lartësi prej rreth 11 m.
Tjetra është nga lloji qarri (Quercus cerris) dhe ndodhet në zonën “Kajraka” në territorin e fshatit Gorski Izvor, komuna Dimitrovgrad, rajoni Haskovo. Pema ka një perimetër trungu prej 3.90 m dhe një lartësi prej rreth 15 m.
Deri tani, në regjistrat sipas Ligjit për Biodiversitetin u regjistruan 2403 pemë shekullore.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova