SPORT

Artikull

Sezoni dimëror turistik në Borovec dhe Pamporovo vazhdon

Hënë, 23 Mars 2026, 17:43

Sezoni dimëror turistik në Borovec dhe Pamporovo vazhdon

FOTO: Facebook/myborovets

Madhësia e shkronjave

Falë kushteve të mira meteorologjike dhe shtresës së qëndrueshme të borës, zona e skive në Borovc në malin Rila do të qëndrojë e hapur deri më 12 prill (e diel), njoftoi operatori i resortit. Zgjatja e sezonit ofron një mundësi të shkëlqyer për turistët bullgarë dhe të huaj për tre javë të tjera emocione në pistat e skive, me ditë më të gjata dhe diell të butë.

Edhe resorti Pamporovo në malin Rodopa njoftoi në faqen e tij zyrtare se, me kushte të favorshme meteorologjike, zona e skive do të mbetet e hapur deri më 12 prill përfshirë.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova