Artikull
Ministria e Jashtme krijoi një njësi kundër kërcënimeve hibride informative
Martë 24 Mars 2026 09:54
Martë, 24 Mars 2026, 09:54
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Me urdhër të ministres së jashtme Nadezhda Nejnski, ministria formoi një grup pune për kundërshtimin e dezinformimit dhe luftimin e kërcënimeve hibride. Njësia u krijua për shkak të pritshmërisë për shtim të përpjekjeve për dezinformim dhe manipulim të informacionit të politikës së jashtme para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Bullgari më 19 prill. Veprimtaria drejtohet nga ambasadorja Maria Spasova, nën mbikëqyrjen e zëvendësministrit Velizar Shallamanov, njoftuan nga ministria.
Grupi do të kryejë monitorim dhe analizë të dezinformimit, të përpjekjeve për ndërhyrje të jashtme, manipulim dhe ndikim informativ. Ai do të përgatisë vlerësime të rrezikut dhe analiza, përfshirë përgjegjësitë e ministrisë për organizimin e votimit jashtë vendit dhe manipulimin informativ të temave të ndjeshme të politikës së jashtme gjatë fushatës zgjedhore.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova