LAJME

Artikull

Zgjedhjet parlamentare - 19 prill 2026

5 parti do të hynin në parlament sipas “Alfa Research” dhe “Market Links”

Martë, 24 Mars 2026, 11:29

5 parti do të hynin në parlament sipas “Alfa Research” dhe “Market Links”

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, 5 parti me siguri do të hynin në parlamentin e ri. Këtë e tregojnë dy sondazhe sociologjike të agjencive “Alfa Research” dhe “Market Links”, të prezantuara nga bTV. Sondazhi i “Alfa Research” u financua nga bTV dhe u realizua përmes intervistës së drejtpërdrejtë, ballë për ballë, në shtëpitë e 1000 personave, në periudhën 12–20 mars 2026.

Të dhënat e “Market Links” vijnë nga një sondazh kombëtar, i financuar bashkërisht nga agjencia dhe bTV. Përmes metodave të intervistës së drejtpërdrejtë dhe anketës online u pyetën 1008 qytetarë bullgarë mbi moshën 18 vjeç.

Sipas “Alfa Research”, “Bullgaria Progresive” merr 29.4% mbështetje. Pas saj renditen GERB-SDS me 20.7%, “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) me 11.5%, DPS me 9.9% dhe “Vëzrazhdane” me 6.8%. Disa formacione të tjera lëvizin rreth pragut 4% për hyrje në Kuvendin Popullor.

Sipas “Market Links”, mes atyre që deklarojnë se do të votojnë, “Bullgaria Progresive” merr 24.4%, GERB-SDS – 18.6%, ndërsa PP-DB – 11.1%. DPS ka 8.8%, ndërsa “Vëzrazhdane” – 4.6%.

Të dyja agjencitë parashikojnë pjesëmarrje në votime mbi 54%.

Dobromir Zhivkov nga “Market Links” theksoi se rreth 12% e votuesve vendosin se kë të mbështesin në ditët e fundit para ditës së zgjedhjeve.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova