Artikull
Martë 24 Mars 2026 11:40
Martë, 24 Mars 2026, 11:40
FOTO: Ani Petrova
Madhësia e shkronjave
Obligacione shtetërore në vlerë 150 milionë euro u shitën në një ankand të zhvilluar nga Ministria e Financave.Obligacionet janë dyvjeçare me një normë interesi prej 2.25 për qind. Kërkesat për blerje arritën në 240 milionë euro dhe u arrit një koeficient mbulimi prej 1.60.
Që nga fillimi i vitit 2026, ky është ankandi i gjashtë për sigurimin e borxhit të ri në tregun e brendshëm. Kështu, borxhi i ri i marrë gjatë këtij viti arrin në 900 milionë euro.
Sipas Ligjit për Financat Publike, në kushtet e një buxheti të zgjatur, qeveria në detyrë është e kufizuar të marrë borxh shtetëror për rifinancimin e borxhit të vjetër deri në nivelet mujore të marra gjatë vitit 2025. Gjatë vitit të kaluar, përmes shitjes së obligacioneve të brendshme dhe ndërkombëtare, shteti mori një borxh në vlerë 8.9 miliardë euro, kujton agjencia BTA.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova