LAJME

Artikull

Mbi 1 milion euro të falsifikuara u zbuluan në vendin tonë

Paratë janë të shtypura në Rumani

Martë, 24 Mars 2026, 17:47

Mbi 1 milion euro të falsifikuara u zbuluan në vendin tonë

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Gjatë një operacioni të Drejtoriasë së Përgjithshme të Luftimit të Krimit të Organizuar (GDBOP) të hënën në Bullgari u arrestuan katër persona, te të cilët u gjetën mbi 1.2 milion euro të falsifikuara dhe 1 kg kokainë. Në një konferencë për shtyp sot, ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Brendshme, Georgi Kandev, njoftoi se shtypshkronja për kartëmonedhat e falsifikuara u zbulua në Rumani, pranë kufirit me vendin tonë. Në Rumani sot u arrestua edhe personi që konsiderohet organizatori, duke e çuar numrin e të arrestuarve në pesë – dy bullgarë, dy rumunë dhe një italian.

Puna për hetimin e grupit filloi para një muaji, në bashkëpunim me policinë rumune.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova