LAJME

Artikull

Parashikimi i motit për 25 marsin 2025

Në Ditën e Ungjillëzimit të Hyjlindëses, moti do të ngrohet dhe nuk priten reshje, përveç në zonat malore

Martë, 24 Mars 2026, 19:05

Parashikimi i motit për 25 marsin 2025

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 0 dhe 5°. Për Sofjen priten rreth 2°. Gjatë ditës do të ketë çarje dhe pakësim të përkohshëm të vranësirave, më të theksuara para mesditës. Reshje të dobëta do të ketë kryesisht në disa zona malore dhe përreth tyre. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa në pjesën lindore të vendit mesatare, nga verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 11 deri në 16°. Në kryeqytet rreth 13°.

Në bregdetin e Detit të Zi do të jetë me vranësira, të cilat herë pas here do të shpërbëhen. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë nga 11 deri në 14°. Temperatura e ujit të detit është nga 7 deri në 9°. Dallgëzimi i detit do të jetë rreth 2–3 ballë.

Në zonat malore vranësirat do të jenë më shpesh të dendura dhe në disa zona do të ketë reshje të dobëta bore, ndërsa nën 1500 metra – reshje shiu. Më shumë diell do të ketë në orët para mesditës. Do të fryjë erë mesatare nga verilindja, e cila pasdite gradualisht do të kthehet nga perëndim-jugperëndimi. Temperatura maksimale në 1200 metra lartësi mbidetare do të jetë rreth 5°, ndërsa në 2000 metra do të arrijë deri në minus 1°.

Të enjten moti do të mbetet pa ndryshime të ndjeshme. Temperaturat gjatë ditës do të rriten ndjeshëm dhe do të jenë mbi 15°, ndërsa në disa zona do të arrijnë deri në 20°.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova