LAJME

Artikull

Zgjedhjet parlamentare - 19 prill 2026

Bulgaria kërkoi aktivizimin e mekanizmit të paralajmërimit të hershëm të BE-së

Mërkurë, 25 Mars 2026, 10:15

Bulgaria kërkoi aktivizimin e mekanizmit të paralajmërimit të hershëm të BE-së

FOTO: ec.europa.eu

Madhësia e shkronjave

Komisioni Evropian njoftoi se Bullgaria kërkoi aktivizimin e mekanizmit të paralajmërimit të hershëm të BE-së në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në vend më 19 prill, raporton BTA. Sistemi do të vazhdojë të funksionojë për vendin deri më 26 prill, sqaroi një zëdhënës i komisionit në një konferencë për shtyp. “Të gjitha mjetet që disponojmë janë në dispozicion për zgjedhje në BE, për t’u mundësuar qytetarëve të marrin vendime neutrale”, tha zëdhënësi. Brukseli ka mundësi për të siguruar bashkëpunim midis vendeve të BE-së për shkëmbim të të dhënave dhe verifikues të fakteve, shtoi zëdhënësi. Ai theksoi se ekzistojnë gjithashtu mundësi për ndihmë shtesë në raste emergjente, si dhe për shkëmbim paralajmërimesh përmes sistemit të Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm. Zëdhënësi sqaroi se nëse platformat online forcojnë përpjekjet për ndërhyrje në zgjedhje dhe përhapje dezinformimesh, ato mund të hetohen. “Zgjedhjet janë përgjegjësi e vendeve të veçanta, ne nuk ndërhyjmë”, shtoi ai.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova