EKONOMI

Artikull

54% e bullgarëve miratojnë pranimin e euros

Mërkurë, 25 Mars 2026, 11:59

54% e bullgarëve miratojnë pranimin e euros

FOTO: evroto.bg

Madhësia e shkronjave

Pas pranimit të euros, monedha e re tashmë u bë pjesë natyrale e jetës së përditshme të bullgarëve. Periudha e adaptimit kaloi pa tronditje serioze, sipas një anketimi të Agjencisë “Alfa Research”.

83% e të anketuarve shprehin një qëndrim pozitiv ndaj monedhës së re, ndërsa 16% kanë një qëndrim negativ. Sipas agjencisë sociologjike, arsyeja për këtë raport është informimi i mirë i qytetarëve dhe bizneseve gjatë procesit të ndryshimit. Tre nga katër bullgarë të rritur të anketuar, ose 76%, e vlerësojnë veten si shumë të mirë ose relativisht të mirë të informuar për aplikimin e euros, raporton BGNES.

Rreth 54% e qytetarëve miratojnë pranimin e euros, ndërsa 41% mbeten kritikë ndaj ndryshimit. Midis bizneseve, mbështetja është edhe më e lartë – afërsisht 3/4 e kompanive e vlerësojnë pozitivisht anëtarësimin në zonën euro.

Disa njerëz pranojnë se në fillim kishin shqetësime, por procesi real ka rezultuar më i organizuar dhe më i parashikueshëm se sa prisnin.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova