Artikull
Mërkurë 25 Mars 2026 15:45
Mërkurë, 25 Mars 2026, 15:45
FOTO: Akademia Bullgare e Shkencave
Madhësia e shkronjave
Kryetarja e Akademisë Bullgare të Shkencave, anëtar-korrespondente Evelina Sllavçeva, priti në një takim ambasadorin e Kosovës, Haxhi Bajraktari, njoftuan nga Akademia. Takimi u zhvillua në ndërtesën qendrore të Akademisë dhe morën pjesë zv/kryetarët e Akademisë, anëtar-korrespondentja Evdokia Pasheva dhe prof. dr. Emanuel Mutafov, si dhe këshilltari i misionit, Bujar Deskaj.
Gjatë bisedimeve u diskutuan mundësitë për të forcuar bashkëpunimin shkencor midis dy vendeve brenda marrëveshjes bilaterale midis Akademisë Bullgare të Shkencave dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës. U diskutua veçanërisht mundësia që lektorë mysafir nga Akademia Bullgare të mbajnë ligjërata në programet për gjuhën bullgare në Universitetin e Prishtinës, si dhe pjesëmarrja e studiuesve nga Kosova në programet doktorale në Bullgari. Të dyja palët ranë dakord se afërsia gjeografike dhe marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve janë baza për thellimin e lidhjeve në shkencë dhe arsim.
Anëtarja korrespondente Sllavçeva uroi ambasadorin për zgjedhjen, në dhjetor 2025, të kryetares së re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, profesoreshës Justina Shiroka-Pula, dhe shprehu dëshirën për një takim midis kryetarëve të dy akademive, njoftuan nga Akademia Bullgare e Shkencave.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova