LAJME

Artikull

Bullgarët janë të ndarë sa i përket kërcënimeve nga luftërat në Lindjen e Mesme

Mërkurë, 25 Mars 2026, 13:37

Bullgarët janë të ndarë sa i përket kërcënimeve nga luftërat në Lindjen e Mesme

FOTO: myara.bg

Madhësia e shkronjave

Shumica e bullgarëve e shohin si kërcënim real për vendin konfliktin në Iran, por duket se nuk ndjejnë aq shumë rrezik personal. Rreziqet për shtetin kuptohen, por nuk shndërrohen në vetëdije për rrezik personal. Këto janë disa nga përfundimet e një sondazhi të pavarur të Agjencisë Sociologjike “Mjara”.

Për 52.3% të të anketuarve, konflikti në Iran dhe në Lindjen e Mesme përbën një kërcënim real për Bullgarinë. Për 29.1% konfliktet në Lindjen e Mesme nuk përbëjnë kërcënim real për vendin. Pjesa tjetër heziton në përgjigjet e saj.

Pyetja nëse konflikti përbën kërcënim personal i bën të pavendosur të anketuarit. 30.7% e konsiderojnë situatën si kërcënim personal, ndërsa për 44.6% nuk është e tillë.

Të rinjtë në sondazh janë më të pavendosur në mendimet e tyre, ndërsa ndjenja e rrezikut është më e lartë në kryeqytet dhe bie në zonat më të vogla.

Sondazhi u realizua “ballë për ballë” me tableta në periudhën 7–16 mars 2026, me 809 qytetarë të rritur bullgarë.


Redaktoi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Publikoi / Publikuan: Svetllana Dimitrova